KRYEFAQJA » LAJME » Policia shqiptare në ethe për “Shqipëri- Serbi”
Policia shqiptare në ethe për “Shqipëri- Serbi”

Policia shqiptare në ethe për “Shqipëri- Serbi”

Autoritetet shqiptare po i kushtojnë vemendje maksimale mbarëvajtjes së derbit ballkanik “Shqipëri- Serbi” i cili do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena” në kuadrin e elimantoreve të Europianit 2016. Vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vizituar të mërkurë Elbasanin ku është takuar me drejtuesit e policisë. Takimi u zhvillua pa praninë e medias, por zoti Tahiri tha më pas se “ndeshja të mos cënohet nga asnjë akt i paligjshëm”.  “Ditën e ndeshjes të tregojmë vlerat e shoqërisë sonë” bëri thirrje ministri i brendshëm shqiptar. Policia shqiptare nga ana e saj ka hartuar dhe po zbaton një plan të imët masash për mbarëvajtjen e takimit. Në ditët në vijim pritet të mësohen më shumë hollësi.