KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia turke, kryen arrestime në lidhje me sulmet e Stambollit.
policia turke arrestime sulmet e stambollit

Policia turke, kryen arrestime në lidhje me sulmet e Stambollit.

Pas sulmit terrorist në Stamboll, në të cilin humbën jetën 10 persona, policia turke kreu një operacion antiterrorist në pesë qytete në vend, me ç’rast u arrestuan 68 persona. Të gjithë të arrestuarit dyshohen për lidhje me grupin xhihadist të Shtetit Islamik. Operacioni u shtri në Ankara, Shanlurfa, Mersin, Kilis dhe Adana. Mes të arrestuarve, 15 janë shtetas të Sirise të cilët, pas përfundimit të hetimit pritet të dëbohen nga Turqia. Midis të arrestuarve ka edhe mjaft turq, te cilët akuzohen për “veprimtari terroriste”, të lidhur me Partinë Punëtore kurde. Sipas policisë, të arrestuarit kanë pasur për detyrë të zbulojnë “pikat e dobëta” të një numri të madh institucionesh shtetërore, të cilat pastaj do të ishin objektiv i sulmeve terroriste. Mes të arrestuarve gjenden edhe 3 shtetas rusë të akuzuar për lidhje me terroristët, një lajm ky i konfirmuar edhe nga konsullata ruse në Antalja.