KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Policitë evropiane bashkë për “EURO 2016”
euro

Policitë evropiane bashkë për “EURO 2016”

Policitë e 23 vendeve pjesëmarrëse kanë bashkuar forcat, në një përpjekje për t’i ndalur huliganët e futbollit që të udhëtojnë drejt “Euro 2016”-ës. Por kontrollet e shtuara për ta bërë një gjë të tillë, mund të nënkuptojë radhë të gjata dhe vonesa për tifozët, por edhe turistët dhe pushuesit. Për këtë arsye, policia franceze, së bashku me ato të 23 vendeve të tjera, po bëjnë studimin e udhëtarëve me rrezik të lartë, që përfshin edhe ata që nuk kanë patur më parë lidhje me huliganizmit, thotë Antuan Butonè, kreu i Divizionit Kombëtar kundër Huliganizmit.
“Kemi policë nga 23 delegacionet pjesëmarrëse këtu, që na ushqejnë me informacion dhe ne u japim të dhëna mbi sjelljen e tifozëve, duke synuar analizën e rrezikut.”
Një gjë e tillë bëhet për të lehtësuar punën e policisë vendase, thotë agjenti ndërlidhës polak, Jakub Gorzhinjski. “Ne e dimë që kemi informacionin e duhur, i njohim tifozët tanë dhe këtë mundohemi t’ia përcjellim edhe policisë franceze, me qëllim që ta ndihmojmë atë.” Pavarësisht kësaj, dhuna midis tifozëve nuk ka munguar gjatë këtij Evropiani.