KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Politika e Merkelit për refugjatët në test
Politika e Merkelit për refugjatët në test

Politika e Merkelit për refugjatët në test

Në Gjermani, 3 lande mbajnë të dielën zgjedhjet për parlamentet rajonale, të cilat shihen si provë për politikën e kancelares Angela Merkel për pranimin e refugjatëve. Tensioni është i madh edhe sepse nuk mund të parashikohet asgjë me siguri për zgjedhjet në landet Baden Vyrteberg, Rinland Pfalc dhe Saksoni Anhalt as për koalicionet në pushtet, dhe as për formacionet e dëshiruara të opozitës. Të gjithë presin me padurim rezultatin e partisë CDU të kancelares përballë partisë Alternativa për Gjermaninë e cila është e pozicionuar tashmë krejt djathtas dhe në sajë të valës së refugjatëve po përjeton një valë suksesi. Sondazhet tregojne se rreth 20 për qind e gjermanëve, sidomos në pjesën lindore të vendit, janë të pakënaqur me fluksin e refugjatëve dhe votat e tyre mund të shkojnë për partitë me frymë nacionaliste. Por analistët thonë se fitorja Partise Nacionaliste nuk do t’i shërbejë sepse asnjë formacion politik nuk dëshiron të krijojë qeveri koalicioni me të.