KRYEFAQJA » LAJME » Politika kosovare uron Pavarësinë e Shqipërisë
Politika kosovare uron Pavarësinë e Shqipërisë

Politika kosovare uron Pavarësinë e Shqipërisë

104 vjetori i ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912 dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ka qenë një rast që krerë e politikës kosovare të shfaqen me urimet e tyre.
Në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti hashim Thaçi shprehet se kjo datë “më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më parë. Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri. “Ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet”, shkruan zoti Thaçi
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, uroi të hënën të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin, Ditën e Flamurit. ” Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”shkruan zoti Mustafa në Fejsbuk.
Urimeve për festën e 28 nëntorit iu bashkua edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Qoftë simbolika e kësaj ditë të shënuar, një thirrje për të gjithë ne shqiptarēt, që lumturinë ta ndërtojmë ne trojet tona e mos ta kërkojmë në dhe të huaj!” shkruan zoti Veseli në rrjetin social Facebook.