KRYEFAQJA » LAJME » Politika uron besimtarët “Gëzuar Pashkët”
Politika uron besimtarët “Gëzuar Pashkët”

Politika uron besimtarët “Gëzuar Pashkët”

Besimtarët katolikë kanë marrë urimin e krerëve të shtetit, përmes mesazheve për paqe e begati.  Presidenti Bujar Nishani, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e presidencës ka shprehur urimet më të përzemërta  dhe ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që të ringjallin shpresën dhe besimin. Presidenti shkruan se ky vit i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojnë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Nga ana tjeter edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha përmes faqes në facebook uron besimtarët katolik për pashkët. Në këto momente pritet që nga katedralja e Shën Palit në kryeqytet të ndahen urimet e tjera nga politika shqiptare.