KRYEFAQJA » LAJME » Pollo: Zgjedhja e drejtorit të RTSH, cënim i konsensusit!
Pollo: Zgjedhja e drejtorit të RTSH, cënim i konsensusit!

Pollo: Zgjedhja e drejtorit të RTSH, cënim i konsensusit!

Nënkryetari i komisionit parlamentar të medias Genc Pollo, shprehu të mërkurën shqetësimin për atë që ai e konsideroi cënim të konsensusit për çështjen e zgjedhjes së drejtuesit të RTSH, media e vetme publike në Shqipëri. Sipas zotit Pollo maxhoranca po e hedh këtë hap me procedurë të përshpejtuar, pa u konsultuar as me faktorët ndërkombëtarë, siç është BE apo KiE, dy institucione që kanë ndihmuar në hartimin e ligjit.
Deklarata e zotit Pollo vjen një ditë përpara se parlamenti shqiptar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar disa ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Nisma është propozuar nga deputeti i PS-së, Alfred Peza dhe ka mbështetjen e 28 deputetë të maxhorancës nga PS dhe LSI. Ajo parashikon riformulimin e nenit që përcakton zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së, duke propozuar që ky proces të kalojë në pesë raunde. Në tri raundet e para, shpallet fitues ai që merr votat 3/5-ve të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ndërsa në votimin e katërt dhe të pestë Këshilli Drejtues vendos për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Deri tani zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm nuk ka qenë e mundur, pasi fituesi duhet të merrte minimalisht 3/5 e votave të 11 anëtarëve të KD. Procedura e ndjekur vitin e kaluar dështoi disa herë pasi fituesi nuk arrinte të merrte 7 vota.
Zgjedhjen e shpejtë të drejtuesit të ri të RTSH e paralajmëroi edhe kryeministri Rama gjatë një interviste të hënën në “Shih Programin” një nga emisionët më të shikuar në RTSH. Shumë shpejt RTSH do të ketë drejtuesin e ri pas një mungese prej më shumë se dy vjet e gjysëm, tha ai. “Na duhet një TVSH publike dhe konkuruese, që të funksionojë në bazë të nevojës për t’u menaxhuar me talent dhe kurajo e aftësi të mëdha” përforcoi idenë e tij zoti Rama për të ardhmen e RTSH .