KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni: Partia “Ligj dhe Drejtësi” u shpall fituese në zgjedhjet parlamentare
Reforma në drejtësi, ndërkombëtarët sheshojnë mosmarrëveshjet PS-PD

Poloni: Partia “Ligj dhe Drejtësi” u shpall fituese në zgjedhjet parlamentare

Partia opozitare euroskeptike polake “Ligj dhe Drejtësi” u shpall fituese në zgjedhjet parlamentare dhe do të ketë shumicën absolute në Sejm, Dhomen e ulet të Parlamentit. Kjo parti merr 242 vende nga 460 sa ka parlamenti polak. Fitorja e saj shënon fundin e qeverisjes 8 vjecare të Platformës qytetare djathtiste. Udhehehqesi i partise fituese, Jaroslav Kaczynski e konfirmoi fitoren, kurse kryeministrja në largim, Eva Kopacz e pranoi humbjen në zgjedhje.
Patia e kryeministes mori 133 vende. Partia “Ligj dhe Drejtësi” ka mbështetje të madhe në zonat rurale të Polonisë.
Nenkryetarja e partisë dhe njëherësh kandidatja për kryeministre Beata Shildo, 58 vjeçare, tha se u është mirënjohëse qytetarëve.