KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Poloni: Tërmet në minierën e bakrit Rudna, 2 të vdekur dhe 6 të zhdukur

Poloni: Tërmet në minierën e bakrit Rudna, 2 të vdekur dhe 6 të zhdukur

Një lëkundje e fortë sizmike u regjistrua mbrëme në një minierë të madhe bakri në Poloni, ku u regjistruan dy të vdekur dhe gjashtë minatorë të zhdukur. Pesë minatorë të plagosur u drejtuan në qendrat spitalore, por jashtë rrezikut për jetën. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 1.500 metra ne minierën Rudna në Silesia ne jugperëndim te vendit, një nga minierat më të mëdha të bakrit në botë. Miniera numëron 11 puse rreth një kilometer të thellë. Prodhimi vjetor përllogaritet rreth 12 millionë ton mineral dhe minira ka të punësuar më shumë se 4.400 persona.