KRYEFAQJA » LAJME » Poposki për “Le Figaro”: Maqedonia i plotëson kushtet për pranim në NATO dhe BE
28.5.2012 Brko pri Kranju, Slovenija. Nikola Poposki, makedonski zunanji minister.FOTO:JURE ERZEN/Delo
28.5.2012 Brko pri Kranju, Slovenija. Nikola Poposki, makedonski zunanji minister.FOTO:JURE ERZEN/Delo

Poposki për “Le Figaro”: Maqedonia i plotëson kushtet për pranim në NATO dhe BE

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki në një intervistë për “Le Figaro” të Parisit, ka thënë se Maqedonia i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo deklaratë u dha gjatë qëndrimit të tij në Paris, në konferencën ndërministrore për përgatitjen e samitit “Paris-Balkan 2016”. Sipas Poposkit, evakuimi i kampit të refugjatëve “Idonemi” është zgjidhja më e mirë, që do të ndihmojë në uljen e tensioneve Maqedoni-Greqi dhe uljen e migrimit të paligjshëm. Poposki tregon vendosmërinë e vendit të tij, se kufiri do të mbetet mbyllur, ashtu siç ka vendosur Këshilli Evropian. Lidhur me çështjet e brendshme të Maqedonisë, ministri Poposki është përgjigjur se zgjedhjet janë dalje nga kriza e tanishme politike në vend, ndërkaq për vendimin e Ivanovit thotë se tashmë Kuvendi ka votuar mundësinë e shfuqizimit të atij vendimi. Në vërejtjen e “Le Figaro” se në Maqedoni ngec demokracia, Poposki është përgjigjur se një krizë e tillë parlamentare në vend, nuk është diçka e mirë dhe se do të ishte naive të besohet se kjo nuk ka pasoja në kandidaturën për në NATO dhe BE.