KRYEFAQJA » LAJME » Portali “Mësues për Shqipërinë”, dalin rezultatet e testimit
mesuesit, portali mesues, mesuesia ne shqiperi, aplikacioni, rezultatet

Portali “Mësues për Shqipërinë”, dalin rezultatet e testimit

Ministria e Arsimit ka publikuar në faqen e saj zyrtare rezultatet e testimit kombëtar “Mësues për Shqipërine”. Në të është bërë e mundur edhe rankimi i të gjithë kandidatëve për mësues nga ata me më shumë pikë deri tek ata me rezultate të dobëta. Rezultati i provimit ështe një nga faktorët kryesorë, por jo i vetmi për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën që duhet të zhvillojë kandididati për një vend pune. Shumatorja e rezultatit me pikët e dosjes që vlerëson Drejtoria Arsimore Rajonale përbën totalin e pikëve në rankimin përfundimtar të mësuesve. Por mundësia për tu punësuar varet edhe nga vendet vakante që hapen në profilin që ata i përkasin. Në të tilla raste janë kandidatët me rezultate maksimale që u jepet shansi të punësohen me kontratë 1-­vjeçare. Ata që e kanë dhënë këtë provim dhe dëshirojnë të mbajnë rezultatin, për t’u punësuar duhet të dorëzojnë dosjen dhe të vijojnë garën me pikët që kanë, pa qenë e nevojshme përsëritja e testit vitin e ardhshëm.