KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Durrës, ndalohet droga drejt Italisë së veriut
Porti i Durrës, ndalohet droga drejt Italisë së veriut
Foto arkivi

Porti i Durrës, ndalohet droga drejt Italisë së veriut

Një sasi prej 700 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar nga policia në portin e Durrësit. Mësohet se droga është gjetur në një kamion që transportonte materiale fasonerie dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.Kanë qenë autoritetet doganore që gjatë skanimit kanë identifikuar diçka të dyshimtë dhe pastaj policia kufitare gjatë kontrollit të mjetit ka gjetur dhe drogën. Policia sqaroi se droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion Iveko që drejtohej nga shtetasi L.S.
Droga ishte ndarë në 497 pako dhe ishte fshehur në rimorkion e kamionit, në një pjesë të bërë posaçërisht pas kabinës. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit. Burime të saj bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike në kamion. Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i firmë së konfensioneve ku ishte i punësuar shoferi, shtetasi me iniciale K.Z.51 vjeç, banues në Shkodër.
Paralelisht me hetimet e tjera, policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe origjinën e lëndës narkotike, pasi destinacioni ishte një nga qytetet kryesore të veriut të Italisë. Drejtuesi i mjetit vijon të jetë i ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.