KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Karpenit, Ekonomi: Deklarata e PD është tërësisht dashakeqe
Porti i Karpenit, Ekonomi: Deklarata e PD deklarata është tërësisht dashakeqe

Porti i Karpenit, Ekonomi: Deklarata e PD është tërësisht dashakeqe

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ka reaguar pas deklaratës së PD lidhur me projektin e investimit për ndërtimin e Portit të Karpenit, duke e akuzuar kryeministrin Rama për një tjetër aferë korruptive, sipas saj më e dyshimta e korruptivia gjatë tre viteve që qeveria e tij është në pushtet. Sipas zonjës Ekonomi deklarata e PD është tërësisht dashakeqe dhe nuk bën gjë tjetër veçse dëmton imazhin e Shqipërisë përballë investitorëve të huaj. Ministrja e Ekonomisë sqaron se parlamenti ka dhënë të drejtën vetëm për të negociuar. “Theksojmë që nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit. Qeveria shqiptare thjesht i ka kërkuar Parlamentit lejen për të hyrë në bisedime me propozuesit e investimit strategjik dhe për të negociuar kontratën, sipas ligjit në fuqi për këtë investim: më i madhi këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, që do t’i hapi rrugën 70.000 vendeve të reja pune” bën të ditur zonja Ekonomi në një deklaratë të shpërndarë për mediat. Ministrja e Ekonomisë duke hedhur më shumë dritë mbi kompanitë  që janë përfshirë në këtë projekt, bën të ditur se “Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet “Star Bridge Port Development Limited”, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë. Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë”. “Aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnjë risk. Nuk ka asnjë marrdhënie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”. Ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund” mbyll sqarimin e saj Ministrja e Ekonomisë Milva ekonomi.