KRYEFAQJA » LAJME » Porti i Vlorës: Ulje e numrit të pasagjerëve
Porti i Vlorës: Ulje e numrit të pasagjerëve

Porti i Vlorës: Ulje e numrit të pasagjerëve

3 mijë është numri i pasagjerëve që kanë përdorur Portin e Vlorës për të hyrë apo dalë nga Shqipëria në javën e parë të korrikut, shifër kjo pothuajse sa gjysma e asaj të një viti më parë.

Pavarësisht optimizmit të drejtorit të portit, funksionimi i vetëm një linjë pasagjerësh asaj Vlorë–Brindizi dhe vetëm një operatori ka sjellë domosdoshmërinë e rishikimit të objektivave.

E në pritje të këtyre objektivave, përfundimi i investimit 15 milionë eurosh në këtë port, mbetet ai më i afërti.