KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Portretet e pafajshme dhe prekëse të fëmijëve refugjatë

Portretet e pafajshme dhe prekëse të fëmijëve refugjatë

Gazeta britanike “The Guardian”, ka publikuar portretet e 17 fëmijëve refugjatë, të cilët së bashku me familjen janë detyruar të braktisin vendin e tyre.

Lufta 5 vjeçare në Siri ka lënë pas më shumë se 250 mijë të vdekur. Numri i njerëzve të larguar është plot 4.8 milionë persona dhe gjysma e tyre janë fëmijë.
Fotot janë bërë në kampin e refugjatëve në qytetin verior të Jordanisë, Mafraq.
Në portretet e tyre shihet trishtimi për jetën që kanë lënë pas. Të miturit kërkojnë që një ditë të rikthehen në Siri, të vijojnë shkollën dhe të ndjekin ëndrrat e tyre për të ardhmen.