KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Posta Shqiptare hodhi në treg serinë e pullave ”Shqipëria në Euro 2016”
Posta Shqiptare hodhi në treg serinë e pullave ”Shqipëria në Euro 2016”

Posta Shqiptare hodhi në treg serinë e pullave ”Shqipëria në Euro 2016”

Në prag të nisjes së Kampionatit Europian të Futbollit dhe pjesmarrjes historike të Shqipërisë, Posta Shqiptare hodhi në treg serinë e pullave postare ”Shqipëria në Euro 2016”. Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pulla. Ajo mbart një sërë elementesh kombëtare ku çdo shqiptar e gjen veten, shkruhet në njoftimin e Postës Shqiptare. Autor i serisë është Petraq Papa. Vlerat e pullave është 70 lekë dhe 100 lekë, ndërsa tirazhi i tyre sipas çmimeve është përkatësisht 808.500 dhe 458.500 pulla.