KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pragë, parandalohet një atentat i mundshëm ndaj kancelares Merkel
Pragë, parandalohet një atentat i mundshëm ndaj kancelares Merkel
EPA/FILIP SINGER

Pragë, parandalohet një atentat i mundshëm ndaj kancelares Merkel

Policia çeke ka arritur të parandalojë një atentat të mundshëm ndaj kancelares gjermane Angela Merkel në kryeqytet. Forcat e rendit ndaluan një person në një makinë tip Mercedes 4×4 ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se u përpoq t’i bashkohej autokolonës së kancelares Merkel gjatë vizitës së saj në Pragë.
Sipas raporteve të mediave lokale, policia vendase ka sekuestruar në automjetin tip Mercedes një shkop, një kuti gati lotsjellës, blloqe betoni dhe pranga. Zëdhënësi i policisë Josef Bocan konfirmoi edhe ndalimin e personit, i cili akuzohet për përpjekje për të kryer krim, ose më saktë përpjekje për të ushtruar dhunë ndaj një zyrtari. Ai tha se falë veprimeve të profesionele të oficerëve policorë, jeta e zonjës Merkel nuk është në rrezik. Incidenti është duke u hetuar nga detektivët në Pragë, teksa kancelarja ndodhet aty për një takim me kryeministin çek Bohuslav Sobotka.