KRYEFAQJA » LAJME » Pranimet në universitete, protestë para qeverisë
Maturantët protestojnë para kryeministrisë

Pranimet në universitete, protestë para qeverisë

Dhjetra maturantë që synojnë të vazhdojnë studimet e larta, kanë protestuar para selisë së qeverisë, për të kundërshtuar formulën e pranimit në universitetet publike. Sipas tyre pas daljes së listave të para të fituesve, shumë maturantë nuk kanë fituar të drejtën e studimit, megjithëse kanë patur mesatare të lartë. Kandidatët për studentë thonë se sistemi i ri i përzgjedhjeve në arsimin e lartë favorizon universitetet private.
Pas daljes së listave paraprake të fituesve në Universitete, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, tha se kjo është vetëm faza e parë. Zonja Nikolla siguroi se asnjë maturant që plotëson kriteret e studimit nuk do të përjashtohet nga sistemi.
Opozita nga ana e saj ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren Nikolla se kanë futur në kaos maturantët që do duhet të hynin në universitete.“Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private” tha në një dalje për mediat sekretarja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma.