KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pranvera e frankofonisë këtë vit do të vijë në Tiranë
Pranvera e frankofonisë këtë vit do të vijë në Tiranë-1

Pranvera e frankofonisë këtë vit do të vijë në Tiranë

Pranvera e frankofonisë këtë vit do të vijë në Tiranë mes datave 17 dhe 24 mars. Disa nga aktivitetet më të spikatura të këtij edicioni, sipas përgjegjësit të misionit kulturor në Aleancën Franceze, do të jenë ekspozita me karikatura e disa artistëve të ardhur nga e gjithë Europa, një shfaqje në Teatrin e Metropolit nga një trupë franceze si dhe një koncert me kënge folk-rok nga një artist zviceran. Risia e këtij edicioni do të jetë organizimi i një konkursi të këngës franceze. Organizuar nga të gjitha Aleancat Franceze, ditën e diel, do të jete edicioni përfundimtar i këtij konkursi. Në të do të marrin pjesë 12 të rinj të përzgjedhur. Cmimi që do të fitoje më i miri do të jetë një udhëtim në Francë. Pranvera e Frankofonisë, sipas organizatorëve, i fton të gjithë të bëhen pjesë, që nga fëmijët, tek më të rriturit, jo vetëm në salla koncertesh e galerish, por edhe në rrugë e sheshe.