KRYEFAQJA » LAJME » Prekaz, manifestimi tradicional që përkujton rënien heroike të komandatit legjendar Adem Jashari
homazhe ne prekaz

Prekaz, manifestimi tradicional që përkujton rënien heroike të komandatit legjendar Adem Jashari

Ajo që ndodhi në marsin e 1998-es në Prekaz, ku komandanti legjendar Adem Jashari, sëbashku me 56 familjare të tij, ra heroikisht në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Milloshevicit, do të kujtohet gjithmone në manifestimin tradicional të quajtur Epopeja e UCK-se. Në nderim të kësaj figure të lartë të kombit shqiptar dhe sakrificës sublime të familjes Jashari, në Prekazin e rezistencës heroike zhvillohen cdo vit aktivitete nga data 5 deri në 7 mars, ku personalitetet më të larta politike zhvillojnë homazhe në memorialin Adem Jashari dhe zhvillojnë vizita në kullën e komandatit të paepur.

Familja Jashari jetësoi ëndrrën tonë për ta bërë Kosovën e lirë. Sa here kthehem në Prekaz, më kujtohet cmimi i ashpër që kemi paguar si popull dhe si shtete, si dhe borxhin që u kemi atyre që dhanë jetën për liri, është shprehur Presidentja Jahjaga pas vizitës që zhvilloi këtë vit në kullën e Jasharëve. Prekazi është vendi ku duhet të mësojmë sesi punohet për Kosovën, u shpreh kryetari i kuvendit Kadri Veseli pas homazheve që zhvilloi në memorialin Adem Jashari.

Ndërsa kryeministri Mustafa e ka konsideruar familjen Jashari si pjesë të vecantë të historisë së Kosovës, duke vlerësuar sakrificën e tyre dhe të trimave të tjerë që kanë rënë për Kosovën. Por kjo ditë, theksoi kryeministri kosovar, shërben më së miri edhe për të kujtuar dhe dënuar sulmet ushtarake që serbët ndërmorën ndaj popullit shqiptar.