KRYEFAQJA » LAJME » Preken nga infeksionet dhjetra hektarë sera diellore në Lushnje
Preken nga infeksionet dhjetra hektarë në Lushnje

Preken nga infeksionet dhjetra hektarë sera diellore në Lushnje

Me dhjetra hektarë sera diellore në Sopëz të Lushnjës janë prekur prej infeksionit. Kryesisht infeksioni ka dëmtuar kulturën e trangullit, ndërsa fermerët, të cilët ishin gati ta nxirnin në treg prodhimin, tani kërkojnë ndihmën e shtetit për të shpëtuar të mbjellat e tjera. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti u ka kërkuar specialistëve të gjejnë shkakun e këtij fenomeni. Panariti kërkoi një takim edhe me tregtarët e pikave të licensuara të farërave bujqësore dhe pesticideve, për të parë të gjithë dokumentacionin dhe burimin se nga vijnë këto lëndë. Në rrethin e Lushnjes këtë vit u shtuan 50 hektarë sera diellore me shumë se një vit më parë, ndërsa ky infeksion ka prekur kryesisht serat e vjetra perimore. Prodhimi i prekur nga semundja, po shkulet i gjithë nga kultivuesit.