KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Premierë e “Flautit Magjik” në TKOB
Premierë e "Flautit Magjik" në TKOB

Premierë e “Flautit Magjik” në TKOB

“Mbretëresha e Natës” interpretuar nga Maria Callas, është një nga kulminacionet interpretative të operas “Flauti Magjik”. Por kur sheh një cilësi të përafërt produksioni dhe vokale në skenën shqiptare, nuk mundesh veç të ndjesh një përmbushje shpirtërore. Premiera e “Flautit Magjik” ishte konceptuar nga regjisori Nikolin Gurakuqi si një martesë e skenografise moderne me “led wall”-e që të drejtonin në shkallaret e ndriçimit moxartian me kostumet e mrekullueshme klasike të ardhura enkas nga Opera e Vjenës.
Edhe kasta e interpretuesve ishte e përzgjedhur. Një Tamino romantik dhe i vendosur që për arritjen e dashurisë do të kalonte sprovat me të vështira të Natës së gjatë dhe të errët në zërin dhe portretin e tenorit të talentuar Klodjan Kacani. Një Papageno komik që na bën të ëndërrojmë ishte Armando Likaj i cili e ka interpretuar edhe herë të tjera këtë rol.
Një nga operat me mistike të gjithë repertorit operistik të Moxartit, Mbretëresha e Natës u interpretua shkëlqyeshëm nga sopranooja me origjine turke Serenade Duyer. Ndërsa mbrëmja e parë e premierës në rolin e princeshës së natës interpretoi Ulpiana Aliaj, shfaqja e së martës solli në skenë shkëlqimin vokal dhe interpretativ të sopranos Enkelejda Kamani.
Sarastro, si mbreti Diell me mençurinë e tij bekon çiftin e të dashuruarve në zërin e italianit Enrico Markezini, një flaut Magjik vërtetë i tillë që në dy mbrëmje bëri të ëndërrojnë publikun e shumtë në Teatrin e Operas dhe Baletit.