KRYEFAQJA » LAJME » Presidenca malteze e BE nis punën zyrtarisht
Presidenca malteze e BE nis punën zyrtarisht

Presidenca malteze e BE nis punën zyrtarisht

Presidenca malteze nisi punën zyrtarisht me ceremoninë e organizuar në Valetë, ku sipas traditës, atje u mblodh dhe kolegji i komisionerëve europianë.
“Ne nuk kemi delirin e madhështisë,” deklaroi me këtë rast kryeministri maltez Joseph Muscat në nisje të konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Jean –Claude Juncker. Për ironi, kundërshtarët e dikurshëm politik, siç tregoi i djathti nga Luksemburgu, tashmë bashkëqeverisin Unionin për gjysmën e këtij viti. “Kjo është hera e 6 që vizitoj vendin tuaj të mrekullueshëm. Herën e parafundit, më kujtohet se erdha për fushatën elektorale kundër socialistëve, kundër këtij kryeministri. Ai humbi e unë fitova” tha Jean-Claude Juncker, President i KE. “Unë fitova këtu e ju fituat atje” ju përgjigj Joseph Muscat, kryeministër i Maltës që presidencën e rradhës së BE-së. Dhe shkëmbimi idialogut ka vazhduar më tej.
“Ju jeni një fitues lokal dhe unë një fitues botëror. Por ne kemi mardhënien më të mirë profesionale e personale dhe kjo është më e rëndësishmja. Për të ngarkuarit e çështjeve europiane, kjo është një gjë normale dhe me Zhozefin, unë kam ndërtuar një mardhënie mjaft të mirë dhe kemi përgatitur sëbashku presidencën e parë malteze. Malta, megjithëse është anëtare prej 13 vjetësh, kjo është hera e parë që ulet në karrigen drejtuese të BE-së. Personalisht, kam patur 4 herë shancin, nëse mund të quhet shanc, pasi ka detyra të rënda dhe ne, si Komision, kemi përshtypjen dhe njohurinë se Malta ka përgatitur kryesimin në mënyrë të shkëlqyer” tha tha Jean-Claude Juncker.
Për kryeministrin Joseph Muscat, kryeministër i Maltës, “Ka shumë çështje ku ne mund të punojmë njëzëri së bashku përgjatë këtyre 6 muajve. Siç e kemi thënë disa herë, ne nuk kemi delirin e madhështisë. E dimë se më së shumti do të kemi punë të vështira e mjaft burokracira dhe jemi shumë të angazhuar, por do përpiqemi ta përkthejmë këtë gjatë mandatit tonë për ndryshimin efektiv të mirëqënies së familjeve të qytetarëve europian. Aktualisht, ka një shkëputje madhore mes klasës politike nëpër botë dhe njerëzve të zakonshëm. Ne duam të sigurojmë se e kuptojmë këtë dhe se do punojmë mbi këtë çështje. Në krye të agjendës sonë është migracioni”.
Procesi i shpërndarjes së migrantëve mes vendeve anëtare realizohet kur të sigurohen kufijtë tokësor e detar europian, sipas kryeministrit maltez. Ai kritikoi qëndrimin e disa vendeve të Europës Lindore, që si më të diskriminuarit në BE dikur, diskriminojnë sot të tjerët. Largimi i Britanisë së Madhe, përtej negociatave, do të zgjidhet me vendim politik, kur të mbyllemi në Këshillin e BEsë, sqaroi ai, siç u veprua për Greqinë gjatë 2015.