KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidencialet amerikane: Hillary 10 pikë epërsi nga Trump
Presidencialet amerikane: Hillary 10 pikë epërsi nga Trump
EPA/CRISTOBAL HERRERA

Presidencialet amerikane: Hillary 10 pikë epërsi nga Trump

Sipas një sondazhi të orëve të fundit kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton, është përsëri në epërsi ndaj kundërshtarit republikan, Donald Trump, por në një masë më të vogël në krahasim me sondazhin e mëparshëm të bërë nga i njëjti institut.

Bëhet fjalë për një sondazh të bërë nga Monmouth University nga e enjta deri të dielën në të cilin Hillary jepet si favorite 46% ndërsa Trump është 36%. Nga i njëjti hetim i bërë katër javë më parë rezultonte se dy kandidatët kishin një largësi prej 13 pikësh në përqindje ku ish-Zonja e Parë jepej në krye me 50% ndërsa biznesmeni miliarder kishte 37%.