KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidencialet franceze, luftë brenda të djathtës
Konservatorët francezë zgjedhin kandidatin e tyre për presidencialet e 2017

Presidencialet franceze, luftë brenda të djathtës

Cili do të jetë kandidati zyrtar i qendrës së djathtë franceze që do të përballet në presidenciale me lideren e frontit nacional Marinë Le Pen? Gara ka nisur të ashpërsohet në këtë javë vendimtare mes kandidateve Fransua Fijon dhe Alan Zhupe, para balotazhit të së dielës, i cili do të përcaktojë fituesin. Zhupe nisi të henën luftën verbale, duke i konsideruar pikëpamjet e kosnservatorit Fijo për abortin si të vjetëruara dhe politikat e tij ekonomike një brutalitet të madh social. Në një takim në Toluz, përballë rreth 2 mijë perosnave, Zhupe tha: “Unë dua reforma të mëdha, të thella dhe të besueshme që mund të realizohen pa brutalitet. Dhe dua gjithashtu të theksoj dallimet e mëdha të programit të Fransua Fijo. Së pari programi i tij ekonomik mua me duket i ndërtuar keq dhe me destinacion për të dështuar”.
Nga ana tjetër përballë 6 mijë personave në Lion, Fijo sulmoi programin ekonomik të rivalit të tij. “Alan Zhupe e ka gabim kur e gjykon programin tim si shumë radikal dhe shumë të rrezikshëm. Unë pyes veten dhe atë gjithashtu se nëse ne nuk i marrim tani këto rrisqe, nuk do të kemi kohe tjetër për ta bërë”. Fijo gjithashtu mori një qëndrim në frontin diplomatik duke kujtuar faktin se Rusia nuk përbën një kërcënim të sigurisë dhe se ai nuk do të shtyjë vendin larg në luftën kundër Shtetit Islamik”.