KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidencialet, “Trampi kundër gjithë botës”
Presidencialet, "Trampi kundër gjithë botës"

Presidencialet, “Trampi kundër gjithë botës”

Në shtetet e bashkuara kandidatët republikanë për shtëpinë e bardhë zhvilluan debatin e tyre të dyte televiziv. Kandidati Donald Tramp u ndesh me sulme nga të gjitha palët gjatë debatit të ashpër te rivalëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2016. Debati mund të cilësohej shkurt me fjalët “Trampi kundër gjithë botës”, thanë analistët e zhvillimeve politike. Debati u zhvillua në librarinë Ranald Regan në Los Anxhelos. Karli Fiorina, ndaj së cilës Trampi kishte bërë komente të papëlqyera për pamjen e saj, e akuzoi ashpër duke i thënë përse duhet t’i lënë amerikanët në duar financat e vendit atij, duke i kujtuar katër falimentime të kompanive të veta. Zoti Tramp edhe në këtë debat vazhdoi me stilin e vet të deklaratave të forta, por pa i pasuar me argumentime dhe prova. Batutat e shkëmbyera dhe deklaratat gjatë debatit sipas analistëve nxorrën përsëri në pah mungesën e përvojës së Donald Trampit në fushën diplomatike dhe politike, ndërsa kandidatët e tjerë argumentuan se edhe temperamenti i tij nuk është i përshtatshëm për përgjegjësitë e shtëpise së bardhe. Zoti Tramp nuk pranoi të kërkonte falje për fyerjet ndaj bashkeshortes së kandidatit tjetër Xheb Bush, për shkak të orgjinës së saj meksikane. E vetmja e përbashkët e kandidateve republikanë ishte kritika ndaj disa reformave të Obamës dhe qëndrimi i përafërt mes tyre për ekonominë.