KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti amerikan Obama konfirmon vdekjen e kreut të talebanëve
mollah Mansour_1

Presidenti amerikan Obama konfirmon vdekjen e kreut të talebanëve

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka konfirmuar vdekjen e Mollah Mansour, shef i talebanëve afganë, gjatë një bombardimi amerikan. “Vdekja e tij është një moment historik në përpjekjet tona të gjata për rikthimin e paqes dhe prosperitetit në Afganistan”, vlerësoi presidenti, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë të publikuar gjatë vizitës së Obamës në Vietnam. Mollahu Akhtar Mansour kishte marrë kreun e kryengritjes islamike në korrik 2015 pas shpalljes së vdekjes së paraardhësit të tij, Mollah Omar.