KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti armen: Injoroni kërcënimet e Erdogan
arm

Presidenti armen: Injoroni kërcënimet e Erdogan

Presidenti armen, Serzh Sarkisian iu ka bërë thirrje ligjvënësve gjerman që të injorojnë paralajmërimet turke dhe ta miratojnë rezolutën parlamentare që vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane e njeh si gjenocid. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se miratimi i kësaj rezolute simbolike do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. “Nuk do të ishte e drejtë që gjenocidin ndaj armenëve të mos e quash gjenocid për shkak se kreu i një shteti zemërohet për këtë punë”, i ka thënë Sarkisian gazetës gjermane, Bild. Nesër, ligjvënësit gjermanë pritet ta miratojnë rezolutën e cila e pranon si gjenocid vrasjen e para një shekulli të pothuajse 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane.Vrasja masive dhe deportimi i armenëve nga shumë historian dhe disa shtete konsiderohet zyrtarisht si gjenocid.Turqia e kundërshton këtë vlerësim pasi ata thonë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël.