KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti austriak, vizitë zyrtare në Kosovë
austrian president in kosovo presidenti austriak ne kosove

Presidenti austriak, vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Austrisë, Heinz Fisher, gjëndet që prej së mërkurës në Kosovë. Presidenti federal u prit nga kryetarja e shtetit të Kosoves Atifete Jahjaga me nderime të plota shtetëore, para gardës së trupës mbrojtëse të Kosovës, ku u luajtën edhe himnet e dy shteteve. Pas takimit, presdentja Jahjaga tha se Austria është vendi ku janë vënë bazat e shtetësisë së Kosovës si nje ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë. Ajo u shpreh e nderuar për ardhjen e një grupi të madh investitoresh austriakë në Kosovë, në shoqërim të presidentit Fisher. Kurse shefi i shtetit austriak tha se Kosova është një çështje e rëndësishme për tërë Evropën. Integrimi evropian, per Austrine, nuk quhet i mbyllur pa u perfshire ne te gjithe Ballkani, tha ai. Në axhendë, presidenti austriak Fisher ka edhe takime me kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustava dhe pjesëmarrjen në forumin ekonomik Kosovë Austri. Zoti Fisher do të vizitoje edhe qytetin e Prizrenit.