KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti grek Pavlopulos në Sofje

Presidenti grek Pavlopulos në Sofje

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos që nga e hëna ndodhet për një vizitë në kryeqytetin bullgar Sofje ku u prit nga homologu i tij Rosen Plevneliev. Ceremonia zyrtare u mbajt në katedralen Aleksander Nevski kurse presidenti grek vendosi lule në monumentin e ushtarit të panjohur. Në konferencën për shtyp pas takimeve, kreu i shtetit bullgar tha se Greqia është një nga 3 investitorët më të mëdhenj në bullgari ndërsa shkëmbimet mes dy vëndeve kapin shifrën e 3 miliard eurove në vit. Ai tha se të dyja këto vënde evropiane duhet të përpiqen për begatinë e përparimin e gjithë rajonit të ballkanit. Presidenti bullgar tha se ndërtimi i një gazsjellësi mes dy vendeve do të përmirsoje më tej sigurinë energjetike në evrope dhe falenderoi qeverinë greke për nënshkrimin e investimit. Zoti Pavlopulos do të mbaje takime edhe me komunitetin e biznesit dhe do të nderohet me titullin doktor honoris kauza nga Akademia Bullgare e Shkencave.