KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti grek Pavlopulos po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani

Presidenti grek Pavlopulos po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, e ka vlerësuar si shumë të guximshëm rolin e kancelares gjermane Anxhela Merkel në përballimin e krizës së refugjatëve. Në një konference të përbashkët për shtyp me homologun gjerman Joakim Gauk, Pavlopulos u shpreh se kriza e refugjatëve duhet të zgjidhet duke u bazuar në humanitet dhe demokraci. Persa i perket fluksit te refugjatëve që zbarkojnë në brigjet greke nga Turqia, Presidenti gjerman u shpreh se ishte e paimagjinueshme që një vend të lihet vetëm në këtë aspekt, duke kërkuar që të tregohet një solidaritet më i madh me Greqinë. “Ne nuk mund ta imagjinojme që një vend të gjeje vetë zgjidhje për këtë cështje. Prandaj, do të doja të theksoja se është në interesin tonë të përbashkët që greket të mos lihen vetëm dhe që ne europianët të mos kërkojmë vetëm zgjidhje për veten tone por të mbështetemi tek njëri-tjetri”, theksoi presidenti gjerman. Presidenti grek Pavlopulos tha gjithashtu se Athina do t’i përmbushte detyrimet e saj që rrjedhin nga paketa e shpëtimit, ndërsa vlerësoi rolin e luajtur nga Gjermania në mbajtjen e Greqisë brenda zonës euro. Marredheniet mes Greqisë dhe Gjermanisë janë më shumë sesa miqësi, theksoi ai, ndërsa shtoi se një e ardhme jashtë Europës dhe eurozones është e pakonceptueshme nga Greqia.