KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i BB: Varfëria mund të rritet nëse vazhdon evazioni fiskal
jim kim presidenti bankes boterore evazioni fiskal varferia

Presidenti i BB: Varfëria mund të rritet nëse vazhdon evazioni fiskal

Evazioni fiskal dhe përdorimi i parajsave ofshor mund të kenë një efekt shumë negativ në misionin për dhënien fund të varfërisë në botë. Duke vënë theksin tek gjëndja e dobët e ekonomisë botërore, presdenti i Bankës Botërore Jim Jong Kim u shpreh sot se evazioni fiskal që doli në pah pas hetimit të Letrave të Panamasë mund të nxisë më tej varferinë në botë. Gjatë takimit të pranverës të këtij instucioni me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Presidenti i Bankës Botërore u shpreh se ekonomia globale është në rrezik edhe nga kriza e refugjatëve, ndryshimet klimatike dhe pandemitë që kanë goditur botën. Megjithatë, shefja e FMN-së Lagard, nuk e sheh të errët situatën e ekonomisë botërore. “Ne jemi të vëmëndshëm por jo në alarm sepse besojmë se ekonomia botërore mund të rikuperohet, të rifitojë fuqinë e saj dhe të bëhet më përfshirëse por politikat përkatëse duhet të jenë më të shpejta dhe më të thella”, u shpreh Lagard. Përsa i përket praktikave për shmangjen e evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe atyre kundër terrorizmit, Lagard u shpreh se duhet më shumë punë nga politikbërësit e vendeve të botës, të cilët duhet të fokusohen më shumë në ndjekjen e strategjive kundër këtyre fenomeneve.