KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i BQE, Dragi: Evropa rrezikon të vuajë dëmet ekonomike
Draghi

Presidenti i BQE, Dragi: Evropa rrezikon të vuajë dëmet ekonomike

Evropa rrezikon të vuajë nga dëmet ekonomike për shkak të produktivitetit të ulët dhe rritjes së dobët, paralajmëroi sot presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Dragi. Vetëm politikat monetare, nuk i japin dot fund lëngimit ekonomik të bllokut, tha shefi i Bankës Qëndrore, duke u kërkuar qeverive të veprojnë me masat e veta. Ka plot arsye të kuptueshme politike për t’i vonuar reformat strukturore, por arsye ekonomike nuk ka. Çmimi i vonesave do të jetë i lartë, tha zoti Dragi. Eurozona pati një rritje prej 1,6% vitin e shkuar, shumica e së cilës erdhi nga stimujt financiarë të Bankës Qëndrore, e cila arriti ta mbante inflacionin në nivelin 2%. Eurozona po mbetet pas edhe në fushën e risive dhe shpikjeve, sidomos në sektorin e shërbimit, vërejti ai. Dragi kërkoi më tepër reforma në vendet problematike si Greqia, Spanja dhe Portugalia.