KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka fituar çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016. Komiteti norvegjez i Nobelit ia ka ndarë këtë çmim Santos “për rezultatet e tij në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile 52 vjecare për shkak të konfliktit mes qeverisë dhe grupit rebel,”. Në këtë luftë kanë humbur jetën të paktën 220 mijë kolumbianë dhe më shumë se 6 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Santos nënshkroi marrëveshjen e paqes me liderin e rebelëve të Farkut. Por më 3 tetor, kolumbianët votuan në referendum duke mos e ratifikuar këtë marrëveshje. Në garë për të fituar çmimin kishte një numër të madh kandidaturash, kancelarja Angela Merkel, Papa Françesku dhe grupi “Helmetat e Bardha”, të cilët bënë shumë për shpëtimin e civilëve në Siri gjatë kohës së luftës.