KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi viziton Slloveninë
hashim-thaqi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi viziton Slloveninë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë dy ditore në Slloveni. Sipas njoftimit të presidencës kosovare Presidenti Thaçi ditën e parë do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun e tij slloven, Borut Pahor dhe me kryeministrin e vendit, Miro Cerar. Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e komunës së kryeqytetit slloven, Lubjanë. Ndërkaq ditën e dytë, Presidenti i Kosovës do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, një ngjarje kjo që sipas njoftimit të presidencës do të organizohet nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë.