KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Kosovës Thaçi nis vizitën në Tiranë
Presidenti i Kosovës Thaçi nis vizitën në Tiranë

Presidenti i Kosovës Thaçi nis vizitën në Tiranë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur të hënën një vizitë dy ditore në Tiranë i ftuar nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani. Ceremonia shtetërore është zhvilluar në selinë e presidencës shqiptare ku presidenti Nishani i ka uruar mirëseardhjen mikut të lartë nga Kosova. Sipas axhendës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet nga zyrtarët më të lartë të shtetit kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Zoti Thaçi pritet të vizitojë edhe shkrimtarin Dritëro Agolli. Pjesë e vizitës janë edhe monumente të ndryshme në Tiranë, por edhe në vende të tjera. Vizita në Shqipëri e presidentit të Kosovës do të mbyllet në Bushat të Shkodrës, ku zoti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.