KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Kosovës Thaçi takohet me kreun e ri të EULEX
thaci

Presidenti i Kosovës Thaçi takohet me kreun e ri të EULEX

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim pune, ushtruesin e ri të detyrës së shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Bernd Thran. Sipas një deklarate, thuhet se në takim u bisedua për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, pas miratimit të ligjit të ri si dhe pas ristrukturimit të misionit. “Kemi vendosur një traditë të mirë të bashkëpunimit”, është shprehur presidenti Thaçi. Institucionet e Kosovës, ka nënvizuar Thaçi, kanë shtuar kapacitetet e veta dhe janë të gatshme të marrin edhe më shumë kompetenca. Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, ka theksuar se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe pas ristrukturimit të brendshëm të misionit.