KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Republikës nuk hedh shortin
Nishani, presidenti i republikes, shorti

Presidenti i Republikës nuk hedh shortin

Presidenti i Republikës vendosi të mos e hedhë shortin për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke argumentuar se i mungojnë ligjet ku përcaktohen kriteret e përzgjedhjes dhe kontrolli i figurave.

Të martën në një njoftim të argumentuar juridikisht kreu I shtetit i referohet Gjykates kushtetuese sipas të cilës “normat kushtetuese mund edhe të mos gjejnë zbatim drejtpërsëdrejti, kur Kushtetuta ka ngarkuar posaçërisht organet shtetërore përkatëse për të nxjerrë ligjet dhe aktet e tjera nënligjore.Sipas këtij interpretimi Zoti Nishani mund ta hidhte shortin vetëm nëse parlamenti do të kishte miratuar kriteret përzgjedhëse për kandidatët dhe ligjin për ngritjen e Komisioneve verifikuese të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njoftimi i Presidentit tregon se hedhja e shortit do të ishte joefektiv, përsa kohë nuk është e qartë se kur do të miratohen ligjet e referuara. Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Presidenti i Republikës vlerëson se ndodhemi në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve, të cilët do t’i nënshtrohen shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pasojat e mos respektimit të kushtetutës janë të ndjeshme thotë Kryetari i shtetit i cili u kërkon partive të angazhohen për të arritur sa më parë konsensusin në miratimin e ligjeve te tjera të posaçme, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet. Tani hedhja e shortit i takon Kryetarit të Kuvendit i cili jo më vonë se data 21 gusht, pra pas pesë ditësh, duhet të organizojë përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.  Kryetari i Kuvendit mund të gjendet përballë të njëjtës vështirësi pasi koha e hyrjes në fuqi të projekt ligjeve shoqëruese është shumë e shkurtër dhe e kapërcen datën 21 gusht. Njeri nga projektligjet qe mundesonte hedhjen e shortit ai per rivelresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve do te nise te merkuren te diskutohet per here te pare mes shumices dhe pakices ne komisionin e reformes ne drejtesi.  Ndersa projektligji per Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi eshte miratuar ne komisionin e posacem pa pranine e opozites.