KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Sllovenisë Pahor: Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet
Thaci_dhe_Pahor

Presidenti i Sllovenisë Pahor: Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet

Presidenti slloven Borut Pahor ka mbështetur përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe integrimin e saj. Ai tha se Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet, sidomos nga ato fqinje. “Edhe sot ne e mbështesim dëshirën e Kosovës që të njihet në mënyrë diplomatike nga të gjitha vendet, sidomos ato fqinje, dhe të përfshihet në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha Pahor në hapje të një konference të përbashkët të biznesmenëve kosovarë e slloven gjatë vizitës së presidentit të Kosovës. Hashim Thaçi në Lubjanë. Pahor konsideron se është e rëndësishme për Kosovën që përmes inkurajimit të zhvillimit të vendit të arrijë rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët e saj, kryesisht me Serbinë, si dhe që të zhvillojë reformën dhe ekonominë transparente, përmes së cilës sipas tij, do të bënte hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe NATO. Nga ana tjetër, Thaçi ka thënë se Kosova do të integrohet në BE dhe NATO, por sipas tij kjo kërkon kohë dhe reformat në këtë drejtim do të vazhdojnë.