KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti nigerian Buhari, i interesuar për kthimin e aseteve të vjedhura nigeriane të cilat mbahen në bankat e Britanisë

Presidenti nigerian Buhari, i interesuar për kthimin e aseteve të vjedhura nigeriane të cilat mbahen në bankat e Britanisë

Presidenti nigerian Muhammadu Buhari është shprehur sot se ai nuk kërkon ndjesë nga askush, pasi kryeministri britanik Dejvid Kameron u kap nga kamerat duke e quajtur Nigerinë si vend jashtëzakonisht të korruptuar. Duke folur në një takim kundër korrupsionit në sekretariatin e Komonuelth në Londër, Buhari u shpreh se ai ishte më shumë i interesuar në kthimin e aseteve të vjedhura nigeriane të cilat mbahen në bankat e Britanisë. “C’të bëje me një ndjesë? Kemi nevojë për dicka më të prekshme” tha ai duke iu referuar kthimit të parave që një ish governator nigerian kishte vjedhur në vendin e tij dhe i kishte transferuar në Londër. Paratë janë të bllokuara nga shteti britanik për shkak të hetimeve për pastrimin e tyre. Deklarata e Presidentit Nigerian, erdhi pasi zyra e tij e shtypit u shpreh në një deklaratë të publikuar ditën e djeshme se ishin të shokuar dhe në siklet nga komentet e zotit Kameron. I pyetur nëse Nigeria ishte vend jashtëzakonisht i korruptuar, presidenti Buhari u përgjigj se Po. Ai e përshkroi korrupsionin si një monstër që kërcënon sigurinë e vendeve dhe nuk bën dallime mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.