KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Nishani kërkon plotësimin e Reformës në Drejtësi
Nishani nis konsultimet për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Presidenti Nishani kërkon plotësimin e Reformës në Drejtësi

Presidenti i Republikës kërkoi të enjten plotësimin e paketës ligjore që shoqëron ndryshimet e fundit kushtetuese, pasi ka konstatuar vakum ligjor në mënyrën sesi do të ushtroje kopetencat e tij. Zoti Nishani ju referua ngritjes së këshillit të lartë të emërimeve kandidatët e të cilit nuk mund të përzgjidhen pa u përcaktuar me ligj kriteret.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ i ri, i pavarur prej ngritjes së të cilit varet edhe përzgjedhja e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese, Në këto kushte presidenti ka marrë këtë vendim.

Por edhe nëse presidenti nuk e ushtron këtë të drejtë, është kuvendi ai që mund të vijoje me proçedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, pavarësisht se data 16 gusht duket e vështirë për tu arritur.