KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Nishani përuron në Bruklin shtatoren e Nënë Terezës
Presidenti Nishani përuron në Bruklin shtatoren e Nënë Terezes

Presidenti Nishani përuron në Bruklin shtatoren e Nënë Terezës

I pranishëm në meshën e shenjtë në Kishën Shën Athanasius, në ditën e fundit të vizitës së tij zyrtare në Nju Jork, Presidenti Bujar Nishani falenderoi klerikët dhe veprimtarët shqiptarë që kontribuan në ngritjen e shtatores për nismën e tyre fisnike dhe atdhetare.

Kreu i Shtetit përuroi shtatoren e bamirëses me famë botërore shqiptare Nënë Terezës, tashmë të shpallur Shenjtore Tereza.

Senatori Martin Golden pasi vlerësoi Presidentin Nishani për përshkushtimin e tij të vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit të komunitetit, i dorëzoi Kreut të Shtetit shqiptar Rezolutën e Senatit të Nju-Jorkut të miratuar edhe nga Guvernatori Kuomo, e cila e shpall datën 4 Shtator si Ditën e Nënë Terezës në shtetin e Nju-Jorkut.