KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Nishani pret amabasdorin Lu
Nishani, Lu, takim, bisede

Presidenti Nishani pret amabasdorin Lu

Në kulmin e polemikave mes qeverisë dhe opozitës për atë që mund të quhet tashmë “Çështja e kanabisit”, presidenti Bujar Nishani priti mesditën e së enjtes në një takim  ambasadorin amerikan Donald Lu. Ende nuk ka hollësi rreth takimit, por si presidenti Nishani edhe ambasadori Lu, kanë shprehur shqetësimin në rritje mbi këtë çështje. Dy ditë më parë nga Shkodra kreu i shtetit Nishani, deklaroi se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, ndërsa ambasadori Lu gjatë një komunikimi në facebook gjatë së mërkurës tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për “ çështjen e kanabizimit “