KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Nishani shpreh ngushëllime për ngjarjen në Krujë
bujar nishani, ngushellime, ngjarja e krujes, autobuzi ne kruje

Presidenti Nishani shpreh ngushëllime për ngjarjen në Krujë

Ndërkohë edhe presidenti Nishani ka shprehur dhimbjen për ngjarjen tragjike të autobusit me besimtarë në Krujë. Krahas shqetësimit, Kreu i Shtetit, i ka uruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme. Gjithashtu, Nishani i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë ngjarjen e rëndë, në mënyrë që të zbulohen shkaqet e vërteta e tragjedisë. Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet në rrjetin social facebook ku iu uron të lënduarve shërim sa më të shpejtë.