KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Nishani takohet me presidentin maqedonas Ivanov
Presidenti Nishani takohet me presidentin maqedonas Ivanov

Presidenti Nishani takohet me presidentin maqedonas Ivanov

Preokupimi për krizën e refugjatëve, por edhe marrëdhëniet bilaterale, kanë kanë mbizotëruar takimin midis presidentit Bujar Nishani dhe atij maqedonas Gjorge Ivanov. Ata u takuan në Baku ku po marrin pjesë në Forumin e të 4-t Global të Bakusë. Presidenti Nishani ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me përpjekjet e Maqedonisë për përballimin e krizës së refugjatëve. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë jo vetëm fqinjësore, por edhe miqësore. Shqipëria është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë, i tha homologut të tij maqedonas zoti Nishani. Ai ka kujtuar me këtë rast se rol shumë të rëndësishëm luan dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i shërben së pari dhe mbi të gjitha stabilitetit dhe prosperitetit të vetë Maqedonisë dhe është edhe në dobi të rajonit. Kreu i Shtetit Shqiptar rikonfirmoi mbështetjen e plotë që Shqipëria vazhdon t’u japë të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Maqedonisë dhe Malit të Zi, për anëtarësimin në NATO, duke e shndërruar rajonin në eksportues dhe jo vetëm importues të sigurisë.