KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Obama: Dalja e Britanisë nga BE, pasoja në ekonomi
obama

Presidenti Obama: Dalja e Britanisë nga BE, pasoja në ekonomi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian ngre shqetësime afatgjatë për rritjen ekonomike globale. Ai tha se dalja e Britanisë nga blloku do të ngrijë mundësitë e investimeve atje apo edhe në Evropë në përgjithësi. Obama i bëri thirrje kryeministrit britanik dhe udhëheqësve të tjerë të BE-së që të sigurojnë proçes të rregullt të largimit të Britanisë. Ai i bëri këto komente në një samit të liderëve të Amerikës Veriore në Otavë. Në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë kanë votuar për të dalë nga BE-ja, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi. Të mërkurën, liderët e BE-së kërkuan Britanisë që të respektojë parimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëse do që të vazhdojë qasjen në tregun e përbashkët.