KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Obama nis turin një-javor në Azi
A seller displays English-language textbooks called "The Speeches of Barack Obama" at a bookstore in Tokyo January 20, 2009. Obama's speeches are proving a best-seller in Japan -- as an aid to learning English. "The Speeches of Barack Obama" has sold more than 400,000 copies in two months, a big hit in a country where few hit novels sell more than a million copies a year. REUTERS/Toru Hanai (JAPAN)

Presidenti Obama nis turin një-javor në Azi

Presidenti amerikan Barak Obama dha një intervistë ekskluzive për televizionin japonez para së të nisë një vizitë në këtë vend. Ai theksoi dëshirën e tij për një botë pa armë bërthamore dhe diskutoi gjatë intervistës tmerret e luftës. “Meqë më kanë mbetur edhe pak muaj në detyrë, mendova se është koha më e mirë për të folur mbi këtë temë. Qëllimi im, duke vizituar Japoninë, nuk është vetëm të rikujtojmë të shkuarën, por të ripohoj se në luftë vdesin shumë njerëz të pafajshëm dhe prandaj duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të promovuar paqen dhe dialogun në botë, të përpiqemi për një botë pa armë bërthamore. Për këtë jam përpjekur qysh ditën e parë kur mora detyrën”, tha Obama. Por ai shtoi se nuk po shkon në Japoni për të kërkuar falje. “Në kohë lufte, udhëheqësit marrin lloj-lloj vendimesh. Është detyrë e historianëve t’i analizojnë këto vendime të vështira”, tha ai. “Më mirë të mendojmë për mënyrat se si ish- armiqtë e dikurshëm tani janë partnerë dhe aleatë të ngushtë. Gjatë vizitës në Hiroshima, do të flas për vizionin tim për një botë pa armë bërthamore”, tha ai. Obama do të jetë të mërkurën në Japoni për takimin e G7-ës, kurse të premten që vjen do të vizitojë Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan që shkel në qytetin e goditur nga bomba bërthamore.