KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Obama takohet me kryeministrin japonez
shinzo abe kryeministri japonez barak obama

Presidenti Obama takohet me kryeministrin japonez

Presidenti amerikan Barak Obama u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe në kuadër të samitit të Azisë e Paqësorit qe po mbahet në Filipinë. Në takimin 90 minutësh, dy udhëheqesit folën në radhë të parë për rrezikun e kërcënimit terrorist që është shndërruar në sfide globale. Obama përgëzoi Japoninë për kalimin e një ligji që i forcon aftësitë mbrojtëse të vendit. Ata u shprehën se alanca amerikano-japoneze është thelbi i ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajonin e Paqësorit.