KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen
Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen

Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen

Në ceremoninë e ndezjes së pemës kombëtare të krishtlindjes, Presidenti Obama u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen si një familje e vetme, që kujdesen për njëri-tjetrin në kohë të mira dhe të vështira. Deklaratën e tij zoti Obama e bëri duke u nisur nga ngjarja eSan Bernardinos, ku 14 persona humbën jetën një ditë me parë si pasojë e një sulmi me armë në një qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuar.“Ky është një nga momentet më të bukura të vitit, por nuk duhet të harrojmë vëllezërit tanë zemrat e të cilëve janë të rënduara sot, pasi vajtojnë për të dashurit e tyre që humbën jetën në San Bernardino”, u shpreh presidenti amerikan. “Humbja e tyre është humbja jonë gjithashtu. Sepse ne jemi një familje e madhe amerikane. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin në kohë të mira dhe të vështira. Dhe ata duhet ta dinë se mendimet tona janë me ta në këtë sezon pushimesh. Ata janë në lutjet tona”, u  shpreh Obama për familjaret e viktimave të San Bernardinos.