KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti palestinez, thirrje për mbrojtje ndërkombëtare
mahmoud abas thirrje ne kombet e bashkuara per mbrojtje ndaj izraelit

Presidenti palestinez, thirrje për mbrojtje ndërkombëtare

Presidenti palestinez Mahmut Abas bëri thirrje për një regjim ndërkombëtar mbrojtës, siç e quajti ai, për popullin e Palestinës, gjatë një fjalimi në këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së në Gjenevë. Në fjalën e gjatë, presidenti Abas foli për rindezjen e dhunës në territoret Palestineze, çka kërcënon të nisë intifadën e tretë, apo një kryengritje të re palestineze. Populli është gati të rebelohet kundër realitetit, për hir të adheut të tij. Paqja nuk arrihet pa i dhënë fund pushtimit izraelit. Nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë njëanshmërisht marrëveshjen e paqes se Oslos kur Izraeli e ka shkelur atë, tha zoti Abas. Ai i kërkoi OKB-së të marrë përsipër përgjegjësinë e saj para se të jetë shumë vonë. Abasi nuk tha se ç’lloj sistemi ndërkombëtar mbrojtjeje duan palestinezët por këmbënguli se duhen veprime dhe jo fjalë. Është mundësia e fundit për zgjidhje. Nëse jo, askush nuk e di c’do të ndodhë, paralajmëroi ai.